Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Tropojë, humb jetën një person, dy të plagosur

Aksident i rëndë në Tropojë, humb jetën një

Një person ka humbur jetën ditën e sotme dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Bajram Curri- Fierzë.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen shtetasi me inicialet M.D. 64 vjeç, banues në fshatin Dushaj, si edhe janë plagosur, drejtuesi dhe vëllai i mjetit ‘Benz’ banues në fshatin Dushaj dhe një fëmijë 7-vjeçar.

Drejtuesi i automjetit “BMW, shtetasi me inicialet N.M. banues në Bajram Curr, është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit