Aksident i rëndë në tunelin e Elbasanit, humb jetën 55-vjeçarja, në gjendje të rëndë shoferi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, ku një automjet ka dalë nga rruga e si pasojë ka humbur jetën një person.

Të aksidentuarit janë shtetasit, I.G, 60 vjeç i cili drejtonte automjetin, dhe 55-vjeçarja me inicialet XH.G, e cila ka ndërruar jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të rënda.

Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të makinës nga ana e drejtuesit, i cili nodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.