Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë te Ish-Blloku, makina tërheq zvarrë të miturën me biçikletë (VIDEO)

Aksident i rëndë te Ish-Blloku, makina tërheq zvarrë të

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Ish-Bllokut përgjatë urës së Lanës, ku një makinë ka përplasur të miturën që udhëtonte me biçikletë. 

I mituri ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe sapo është përplasur nga makina është tërhequr më pas zvarrë për rreth 30 metra, dëshmojnë të pranishmit në vendngjarje. Autori me makinën e tij tip “Mercedes Benz” është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, shkruan Report TV. 

Policia ka identifikuar mjetin i cili është larguar në drejtim të “Pallatit me Shigjeta”. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të miturit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Të fundit