Flash News

KRYESORE

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës, ka të lënduar

Pasditen e sotme, rreth orës 17:20, tre automjete janë përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë – Durrës

Një makinë e tipit  BMW X 5 ka marre flake dhe ka ndaluar duke bllokuar rrugën, ndërsa pas saj një tjetër makine ka ndaluar për te pare çfarë kishte ndodhur.

Ndërkohe një automjet tjetër nuk ka mundur te frenoje dhe është përplasur me makinën e ndaluar pas BMW, duke shkaktuar një tjetër  përplasje nga makina qe vinte pas, e cila është përmbysur.

Sipas policisë, janë lënduar lehtë disa persona, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit