Flash News

KRYESORE

Aksident i trefishtë në autostraden Tiranë - Durrës, ka të plagosur

Aksident i trefishtë në autostraden Tiranë - Durrës, ka

Pasditen e sotme, një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në zonën e Kasharit.

Policia raporton se në incident u përfshinë 3 automjete, ndërsa kanë mbetur të pagosur edhe dy persona, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,” njofton policia.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje,po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.

Të fundit