Flash News

KRYESORE

Aksident, makina përplas për vdekje një 66-vjeçar

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Një  66-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në fshatin Vrakë.

Drejtuesi i mjetit, një 35 vjeçar, banues në Malësi e Madhe është shoqëruar në polici.

Informacion Paraprak

Me datë 05.01.2018 reth orës 18.05 ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në vendin quajtur Ura Vrakës ka ndodhur aksident rrugor me pasojë vdekjen.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se një mjet tip Ford ka përplasur një këmbësor, shtetasin Gj. I. 66 vjeç banues në fshatin Shtoj Ri, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe do transportohet në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Emiljano Zeneli 35 vjeç, banues në Malësi e Madhe po shoqërohet në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (B.H/Faxëeb)

Të fundit