Aksident masiv në autostradë, 7 persona humbin jetën dhe plagosen dhjetëra të tjerë

Për shkak të një aksidenti të rëndë rrugor në Nish të Serbisë, 7 persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë mbetën të plagosur. Autoritetet konfirmuan se në këtë aksident nuk ka shqiptarë të përfshirë.

Në njoftimin e fundit të policisë serbe thuhet se në aksident janë përfshirë 40 mjete, ndërsa ndihma mjekësore iu është dhënë mbi 30 personave, 17 prej të cilëve janë mbajtur në tri spitale të rajonit.

Aksidenti kishte ndodhur në mëngjes pasi në këtë pjesë të rrugës kishte mjegull të dendur dhe ka shkaktuar përplasje të shumë makinave. Autoritet serbe dhe emergjenca dolën në vend të ngjarjes, por ndërhyrjen e vështirësoi edhe fakti që kalimi deri tek spitalet ishte bllokuar.