Flash News

KRYESORE

Aksident masiv pranë Tunelit të Krrabës, 9 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident masiv pranë Tunelit të Krrabës, 9 makina përplasen

Një aksident masiv ka ndodhur pranë tunelit të Krrabës në aksin Tiranë-Elbasan.

Raportohet se 9 makina janë përfshirë në një aksident dhe për pasojë është paralizuar qarkullimi i mjeteve. Radha e makinave të bllokuara në afërsi të Tunelit arrin rreth 1 km.

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkakun e aksidentit. Nga aksidenti është devijuar qarkullimi i mjeteve pranë tunelit të Krrabës në aksin Elbasan-Tiranë.

 

 

Të fundit