Flash News

KRYESORE

Aksident me makinë në Amerikë, humb jetën një shtetas shqiptar

Aksident me makinë në Amerikë, humb jetën një shtetas

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në Amerikë si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Illinois dhe sipas mediave amerikane 36-vjeçari, Mitildit Lako, ishte pasagjer në automjetin tip Ford që drejtohej nga një tjetër shqiptar.

Makina e tyre u përplas nga mbrapa nga një kamion tregtar dhe për pasojë 36-vjeçari shqiptar gjeti vdekjen e menjëhershme në vendngjarje, ndërsa shqiptari tjetër u transportua drejt spitalit.

Të plagosur gjithashtu mbetën drejtuesi i kamionit dhe një fëmijë i mitur.

Mitildit Lako ishte me origjinë nga Pogradeci, babai i një fëmijë.

 

 

Të fundit