Flash News

KRYESORE

Aksident me motor në Shkodër, ndahet nga jeta 23-vjeçari

Aksident me motor në Shkodër, ndahet nga jeta 23-vjeçari

Është ndarë nga jeta 23 vjeçari, i cili u rrëzua nga motorri këtë mbrëmje në aksidentin e ndodhur në aksin Shkodër - Vau i Dejës.

Gerti Palushi nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra dhe ka dhënë shpirt në ambientet e spitalit.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Njoftimi i policisë:

Me datë 28.05.2018 rreth orës 19:55 jemi njoftuar se në vendin e quajtur ura e Shelqetit ne fshatin Shelqet, Vau i Dejës, shtetasi G. P. 23 vjeç, banues në fshatin Stajka, Vau i Dejës, duke drejtuar mjetin motorçiklete, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Të fundit