Flash News

KRYESORE

Aksident me motorçikletë në Shkodër, humb jetën drejtuesi

Aksident me motorçikletë në Shkodër, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku ka humbur jetën një person si pasojë e një aksidenti me motorçikletë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në aksin rrugorë Shkodër–Baçallek, ku shtetasi me inicialet N.B. 54 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një vazo lulesh në anësore të rrugës, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit