Aksident me pasojë vdekje në kryqëzimin e Shënkollit, humb jetën drejtuesi i motorit

Një person ka humbur jetën si shkak i një aksidenti automobilistik këtë mëngjes në Lezhë.

Në aksident u përfshi një motor dhe një automjet në kryqëzimin e Shënkollit në orët e para. Sipas të dhënave të deritanishme, nga përplasja humbi jetën drejtuesi i motorit.

“Mjeti me drejtues shtetasin Xh.N.,32 vjeç,banues në Kurbin është përplasur me mjetin çiklomotor me drejtues T.D, 55 vjec, banues në Grykë Lumi,Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit Xh.N.,është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, sqaron policia paraprakisht.