Flash News

KRYESORE

Aksident me tre të plagosur në Gjirokastër, një person në gjendje të rëndë

Aksident me tre të plagosur në Gjirokastër, një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme  në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “Ura e Kardhiqit”, ku si pasojë e daljes së mjetit nga rruga ka mbetur e lënduar drejtuesja e mjetit tip “Benz”, shtetasja Ermira Cuberi.

Ndërkohë në gjendje  të rëndë është nëna e drejtueses së mjetit, e cila ka marrë dëmtime të rënda pasi ka qenë në sediljen e parë të pasagjerit.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca si dhe policia, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen.

Të fundit