Flash News

KRYESORE

Aksident me vdekje, kamioni përplas kalimtarin, vdes në spital

Aksident me vdekje, kamioni përplas kalimtarin, vdes në spital

Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Roskovec.

Sipas policisë një person është aksidentuar nga një mjet tip Benz Kamion, i cili prej plagëve të rënda ka ndërruar jetë në spital.

“Në datën 07.08.2018, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Fier-Roskovec, në fshatin Zharrëz, shtetasi F.T, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip Benz Kamion, ka aksidentuar shtetasin E.D, 48 vjeç, banues në Zharrëz, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier”.

Shtetasi F.T është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit