Flash News

KRYESORE

Aksident me vdekje në Pogradec, humb jetën 45-vjeçarja

Aksident me vdekje në Pogradec, humb jetën 45-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën Pogradec-Qafë Thanë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mjeti tip “Volkswagen” ka përplasur një grua 45 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë në spital.

Policia ka arrestuar shoferin dhe ka nisur hetimet.

“Më datë 11.07.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Hudënisht, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Volkswagen” me targë YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen A.J, rreth 45 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila sapo ka mbërritur në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit