Flash News

KRYESORE

Aksident me vdekje në rrugën Fushë Krujë - Kurbin

Aksident me vdekje në rrugën Fushë Krujë - Kurbin
Një 26-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në rrugën Fushë Krujë Krujë - Kurbin. Mësohet se, viktima ishte pasagjer në një mjet tip Audi, i cili ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Përplasja e mjetit me bordurën e rrugës ka lënë të plagosur edhe drejtuesin e mjetit. Ende nuk bëhet I ditur identiteti i viktimës dhe të plagosurit, ndërsa ky I fundit po trajtohet në spital. Njoftimi i policisë:

Më datë 7.10.2020, rreth orës 6:30, në rrugën Fushë Krujë - Kurbin, në Borizanë, mjeti “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit