Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Durrës-Tiranë, humb jetën shoferja 30 vjeçare

Aksident në aksin Durrës-Tiranë, humb jetën shoferja 30

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak më parë në aksin Durrës-Tiranë.

Ka humbur jetën një shofere 30 vjeçare e cila po drejtonte automjetin. Policia sqaron se ajo humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

“Sot, më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek City Park, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit