Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Koplik-Shkodër, konfirmohet një i vdekur

Aksident në aksin Koplik-Shkodër, konfirmohet një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Koplik-Shkodër, pranë fshatit Shtoj.

Një makinë ka përplasur një çift bashkëshortësh të cilët po ecnin në rrugë dhe është larguar me shpejtësi.

Gazetari Seand Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se viktima është Besnik Beci, ndërsa ka mbetur e plagosur gruaja e tij Alketa Beci, e cila është transportuar në spital.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.

Të fundit