Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Koplik-Shkodër, makina përplas për vdekje këmbësoren; plagoset shoferi

Aksident në aksin Koplik-Shkodër, makina përplas për vdekje

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Nga të dhënat e para raportohet se një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtare.

Drejtuesi i mjetit, 65-vjeçari me iniciale GJ.D., ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.  Nuk dihet ende identiteti i gruas që ka humbur jetën.

Informacion Paraprak

Më datë 29.01.2020 ora 15:00, në aksin rrugor Koplik – Dedaj, në vendin e quajtur  “Ura e “Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe, duke qene në drejtimin e mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. D. 65 vjeç, banues në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetase, ende e pa identifikuar (këmbësore).

Drejtuesi i mjetit po dërgohet per ndihmë mjeksore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Të fundit