Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Korçë-Maliq, mjeti përplas 16-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

Aksident në aksin Korçë-Maliq, mjeti përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Maliq. Mësohet se, një 16-vjeçar është përplasur nga një automjet teksa ka qenë duke kaluar rrugën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Symizë, ndërsa i mituri është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat e aksidentit. Bëhet me dije se, drejtuesi i automjetit që aksidentoi 16-vjeçarin u largua nga vendngjarja, por është kapur në flagrancë nga uniformat e Policisë.

Të fundit