Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën shoferi

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i fshatit Rrëmbec, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka zënë poshtë drejtuesin.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Sipas të dhënave jozyrtare, dyshohet se shoferi ka ndërruar jetë pasi është zënë poshtë nga mjeti që po drejtonte.

Të fundit