Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën një person

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën një person

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Tepelenë. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00, në afërsi të vendit të quajtur “24 Orëshi”, Mallakastër.

Policia thotë se shtetasi me iniciale A.H, 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka përplasur një motoçikletë. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motoçikletës, i cili nuk është identifikuar ende.

Policia ka shoqëruar në Komisariat Fier drejtuesi i automjetit, shtetasin A.H.

Janë ende të paqarta rrethanat e këtij aksidenti.

Të fundit