Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplaset për vdekje këmbësorja

Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplaset për vdekje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur reth orës 23:20 të së hënës në aksin rrugor Lezhë – Milot. Mjeti tip Benz me drejtues shtetasin L.Gj. 54 vjeç, banues në Pukë, ka përplasur këmbësoren shtetasen P.P. 62 vjeçe banuese në Shkodër e cila ka humbur jetën.

 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.

 

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit