Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën drejtuesi i motoçikletës
Një aksident me pasojë vdekje është shënuar pak momente më parë në aksin Lezhë-Shkodër.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, ku mjeti me drejtues shtetasin A.H., 36 vjeç, banues në Shkodër është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Gj., 76 vjeç, banues në Lezhë dhe pasagjere shtetasja N.Gj.,75 vjeçe, banuese në Lezhë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, shtetasi N.Gj, dhe ka mbetur e plagosur gruaja e tij, e cila është transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.