Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Librazhd-Qafë Thanë, humb jetën vëllai i kryetarit të PD në Librazhd

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pranë Pishkashit, si pasojë e së cilit ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.

Televizionet informative, bazuar në burime zyrtare raportojnë se viktima është identifikuar si Ardian Vreto, 45 vjeç, ndërsa të plagosurit janë një çift nga Durrësit Adnan e Frida Sofa si dhe një grua tjetër. Mësohet se Vreto, ish-punonjës policie në Librazhd ishte vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd.

Njoftimi i policisë

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Viktima, Ardian Vreto

Të fundit