Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, 7 të plagosur dhe dy në gjendje të rëndë për jetën

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, 7 të plagosur dhe dy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, kanë mbetur të plagosur 7 persona, 2 nga të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Drejtuesi i automjetit “Alpha Romeo”, M.Gjergji ka qenë duke udhëtuar me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij , ndërsa drejtuesi i mjetit “Fuoristradë”, S.Muja është plagosur bashkë me pasagjerin e tij. Mësohet se M.Gjergji dhe një person tjetër që nuk është identifikuar akoma ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Të fundit