Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, plagosen dy persona

Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, plagosen dy persona

Një aksident është shënuar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në afërsi të “Tunelit të Kërrabës”.

Nga të dhënat e para raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, teksa njëra ka devijuar rrugën dhe ka përplasur mjetin tjetër.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit