Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Tiranë-Fushë Krujë, makina përplas këmbësoren

Aksident në aksin Tiranë-Fushë Krujë, makina përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, ku një kalimtare është përplasur nga një automjet.

Drejtuesi i mjetit ‘Benz’ me targa AA222FY ka përplasur shtetasen me inicialet B.D në Laurshk dhe pas përplasjes është tërhequr zvarrë rreth 100 metra.

E plagosura është dërguar në spital nga vetë drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit