Aksident në aksin Velipojë-Shkodër/ Makina përplaset me motoçikletën, humb jetën 32-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Velipojë-Shkodër. Drejtuesja e një motori ka mbetur e vdekur pas përplasjes me një automjet të tipit Benz.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se mjeti Benz me drejtues A.U, 28- vjeç ka përplasur 32-vjeçaren që po drejonte motorin.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur afër kishës së Velipojës.

S.U, u dërgua në spitalin e Shkodrës por ndërroi jetë kurse A.U, është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë

Shkoder/informacion Paraprak

Më datë 19.01.2020 ora 17:25, në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë, mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin A. U. 28 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, është përplasur me mjetin motorçikletë me drejtuese, shtetasen S. U. 32 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, e cila në orën 20:25 nderroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shtetasi A. U. është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.