Flash News

KRYESORE

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi përplaset me trafik ndarësen

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës ku një autobus është përplasur me trafik ndarësen.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në afërsi të Sukthit.  Autobusi po udhëtonte në korsinë  e shpejtësisë ku edhe u përplasë me trafik ndarësen.

Nga kjo përplasje fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm vetëm dëme materiale, ndërsa pasagjerët të cilët udhëtonin më këtë linjë janë dërguar në destinacionet  e tyre.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit