Flash News

KRYESORE

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën këmbësori

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Një autobus ka përplasur për vdekje këmbësorin 72 vjeçar me iniciale D.B duke i marrë jetën tragjikisht. Aksidenti ka ndodhur në orën 05:20 të ditës së sotme.

Shoferi i autobusit është 48 vjeçari me iniciale G.B, banues në Tetovë. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  

Të fundit