Flash News

KRYESORE

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë një grua

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën një grua.

Policia bën me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 19:40, ku një mjet me drejtues personin me inicialet D. B, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend një këmbësore të moshës rreth 35-40 vjeçe.

Njoftimi i ploicisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës ‪19:40 në autostradën “Tiranë-Durrës”, mjeti me drejtues shtetasin D. B., ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend një këmbësore ende të paidentifikuar, të moshës rreth 35-40 vjeçe.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

Të fundit