Flash News

KRYESORE

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset makina

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Shkak është bërë shpejtësia tej normave dhe mbushja e rrugës me ujë. Makina është përmbysur në afërsi të Sukthit, duke bllokuar për shumë minuta trafikun lëvizës nga Tirana në drejtim të Durrësit.

Nga konstatimet e para, mësohet se ka patur vetëm dëme materiale dhe lëndim i lehtë për drejtuesin e mjetit. Makina, pasi është përplasur me trafikndarësen është përmbysur, ndërsa pjesë të saj janë shpërndarë në të gjithë korsinë.

Të fundit