Flash News

KRYESORE

Aksident në autostradën Vorë- Tiranë, humb jetën 19-vjeçari

Aksident në autostradën Vorë- Tiranë, humb jetën

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur për shkak të një aksidenti automobilistik, i shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Vorë- Tiranë.

Sipas të dhënave të para nga policia, ka humbur jetën një 19-vjeçar, pasagjer në njërin prej mjeteve të përfshirë në aksident, si dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Shkak i aksidentit sipas policisë është bërë lagështira në rrugë.

“ autostradën Vorë- Tiranë si pasojë e lagështirës janë përplasur 2 automjete, për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri i njërit prej automjeteve shtetasi K. H.,19 vjeç, ndërsa drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi D. R dhe pasagjeri F. Xh u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit”, sqaron paraprakisht policia.

Të fundit