Flash News

KRYESORE

Aksident në Berat, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në Berat, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore.

Në fshatin Moravë një makinë ka përplasur një këmbësor rreth orës 06:45 minuta.

Sipas policisë, këmbësori është identifikuar si Andrea Prifti, 55 vjeç, banues në Moravë. Ai u dërgua në spitalin e Beratit në gjendje të rëndë, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit