Flash News

KRYESORE

Aksident ne Berat, përmbyset minibusi me nxënës shkolle, 6 të plagosur  

Aksident ne Berat, përmbyset minibusi me nxënës shkolle, 6

Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm në rrethin e Beratit. Një minibus që transportonte nxënës shkolle ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të rrugës.

Sipas të dhënave paraprake, nga aksidenti janë plagosur 6 nxënës, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit. Dy prej tyre janë lënduar më rëndë dhe pritet të transportohen me helikopter drejt Tiranës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Vërzhezhë, ndërsa në mikrobus udhëtonin gjithsej 12 persona.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet paraprake.  

 

Të fundit