Flash News

KRYESORE

Aksident në Bulqizë, minatori bie në tunelin 20 metra të thellë

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në minierën e Bulqizës, ku një minator është rrëzuar në tunelet e galerisë.

Minatori Naim Gjoka i cili punonte në nivelin 14 ka rënë në 20 metra thellësi. Akoma nuk dihet gjendja e 54 vjeçarit. Ambulanca e galerisë po i jep mjekimin e shpejtë Naim Gjokës, ndërsa pritet mbërritja e helikopterit në minierën e Bulqizës për të transportuar të plagosurin menjëherë drejt Tiranës.

Njoftimi i polcisë: 

Rreth orës 11:00, salla operative e policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, një shtetas, i cili është dëmtuar në minierën e kromit.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan  në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes  ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në ambjentet e brendshme të një galerie kromi, në Bulqizë, në nivelin 14, nënkati i 4,  shtetasi N.Gj, rreth 55 vjeç, banues në Vajkal Bulqizë, (punëtor),  duke punuar  dyshohet se është shembur një  masiv shkëmbor duke e dëmtuar në pjesën e këmbës

I dëmtuari pasi mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës, është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Të fundit