Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Aksident në Bulqizë, minatori bie në tunelin 20 metra të thellë
Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në minierën e Bulqizës, ku një minator është rrëzuar në tunelet e galerisë.
Minatori Naim Gjoka i cili punonte në nivelin 14 ka rënë në 20 metra thellësi. Akoma nuk dihet gjendja e 54 vjeçarit. Ambulanca e galerisë po i jep mjekimin e shpejtë Naim Gjokës, ndërsa pritet mbërritja e helikopterit në minierën e Bulqizës për të transportuar të plagosurin menjëherë drejt Tiranës.
Njoftimi i polcisë:
Rreth orës 11:00, salla operative e policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, një shtetas, i cili është dëmtuar në minierën e kromit.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në ambjentet e brendshme të një galerie kromi, në Bulqizë, në nivelin 14, nënkati i 4, shtetasi N.Gj, rreth 55 vjeç, banues në Vajkal Bulqizë, (punëtor), duke punuar dyshohet se është shembur një masiv shkëmbor duke e dëmtuar në pjesën e këmbës
I dëmtuari pasi mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës, është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.