Flash News

KRYESORE

Aksident në Fier, makina përplas për vdekje kalimtaren

Aksident në Fier, makina përplas për vdekje kalimtaren

Mbrëmjen e sotme, një 51-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mësohet se gruaja po kalonte rrugën në Sheq të Madh, në momentin kur është përplasur nga një automjet.

Pavarësisht se shtetësja Lindita Kola është dërguar menjëherë për të spitalin e Fierit, ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 25-vjeçarin Hysen Shehu.

Informacion paraprak

Në datën 22.05.2018, rreth orës 20:45, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, shtetasi Hysen Shehu, 25 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” duke drejtuar automjetin tip “Audi“, ka përplasur shtetasen L.K, 51 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Shtetasja L.K ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier. Shtetasi Hysen Shehu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit