Aksident në Itali, humb jetën 22-vjeçari shqiptar

Një shqiptar ka humbur jetën, pasi u përfshi në një aksident automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07.00 të mëngjesit në San Bartolomeo di Villa Minozzo. Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar me emrin Ernaldo Zefi, 22 vjeç dhe ishte banues në Castelnovo Monti, në Itali.

Autoritetet kanë sqaruar se i riu shqiptar ka humbur kontrollin e makinës së tij ‘Fiat 500’, duke rënë në një zonë të pyllëzuar.

Makina e tij ka dalë nga rruga dhe për pasojë, i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme.