Flash News

KRYESORE

Aksident në Itali, humb jetën një shqiptar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Mediat bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në komunën Montepradone, në rrugën “Scopa”, ku shqiptari është përlasur për vdekje nga një automjet tip “FIAT”, teksa ecte në këmbë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se viktima është një 50-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ndonëse ambulanca ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, 50-vjeçari shqiptar nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë 40 minuta pas aksidentit.

Policia po punon për zbardhjen e aksidentit.

Të fundit