Flash News

KRYESORE

Aksident në Itali, ndërron jetë 28-vjeçari shqiptar

Aksident në Itali, ndërron jetë 28-vjeçari shqiptar

Dy të rinj kanë humbur jetën dje në autostradën në Itali , pasi u përfshinë në një aksident automobilistik.

Viktimat janë 28-vjeçari Arjan Disha dhe 34-vjeçari maroken, Jamal Amaadour.

Ata udhëtonin me një Fiat Bravo në momentin kur u përplasën nga një kamion që kishte ndaluar në korsinë e emergjencës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, rreth orës 07:30 minuta të së enjtes. Aksidenti ndodhi në rrugën mes Villesse dhe Redipuglia, në drejtim të Triestes.

Sipas mediave italiane dy të rinjtë jetonin në provincën e Trevisos, por punonin në Monfalcone (Gorizia), dhe ishin nisur për në punë.

Shkaqet janë ende të paqarta, por nuk përjashtohet mundësia që shoferin ta ketë zënë gjumi.

Të fundit