Flash News

KRYESORE

Aksident në Kavajë, humb jetën 24 vjeçari

Aksident në Kavajë, humb jetën 24 vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë orëve të drekës në Kavajë në vendin e quajtur “Mbikalimi i Vorrezave”, ku ka humbur jetën një 24 vjeçarë.  Policia bën të ditur se është arrestuar në flagrancë shtetasi Soren Veshaj 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky i fundit në aksin rrugorë Durrës – Rrogozhinë duke drejtuar mjetin tip Benz është përplasur në pjesën e prapme me një automjet tip “Iveco” i cili drejtohej nga shtetasi B. Xh 48 vjeç që kishte ndaluar në rrugë kryesore.  Viktima e këtij aksidenti fatkeqësisht është i riu me inicialet Xh.Xh  24 vjeç nga Vlora që ishte pasagjer në automjetin tip Benz.

Njoftimi i policise Kavajë.

Informacion. Arrestohet në flagrancë shtetasi Soren Veshaj. Më datë 24.07.2017 shërbimet e policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin Soren Veshaj, 28 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën “Durrës-Rogozhinë” në vendin e quajtur “Mbikalimi Vorrezave”, duke drejtuar mjetin tip Mercedes, është përplasur në pjesën e mbrapme të mjetit tip “Iveco” me drejtues shtetasin B. Xh., 49 vjeç, i cili kishte ndaluar në rrugën kryesore. Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen shtetasi: – Xh. Xh., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në mjetin tip “Mercedes”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit S. V., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Të fundit