Flash News

KRYESORE

Aksident në Korçë/ Humb kontrollin e mjetit, plagoset 28 vjeçari

Aksident në Korçë/ Humb kontrollin e mjetit, plagoset 28

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin Korçë-Pogradec, ku një makinë tip “Volkswagen” me targa AA022IX ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip “Audi” me targa AA999MD që ishte e parkuar.

Nga përplasja janë dëmtuar dy mjetet si dhe është plagosur rëndë shoferi i mjetit “Volkswagen” me inicialet E.L, 28 vjeç.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që i plagosuri është dërguar për të marrë ndihmën e parë në Spitalin e Korçës.

Të fundit