Flash News

KRYESORE

Aksident në Korçë, plagosen rëndë burrë e grua

Aksident në Korçë, plagosen rëndë burrë e grua

Burrë e grua kanë mbetur të plagosur, pasi janë përfshirë në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në mesditë në aksin Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Kuç.

Sipas të dhënave të para nga policia, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë në anë të rrugës.

Dy bashkëshortët janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Të fundit