Flash News

KRYESORE

Aksident në Kukës, drejtuesi i mjetit përplas 13 vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

Aksident në Kukës, drejtuesi i mjetit përplas 13 vjeçarin

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur sot në aksin rrugor Kukës-Bicaj, në vendin e quajtur “Meteor”.

Sipas raportimeve të para mësohet se i mituri me inicialet S.C. është përplasur nga një mjet, që më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 13-vjeçari është shtruar në spitalin e Kukësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Të fundit