Flash News

KRYESORE

Aksident në Laprakë, “BMW” humb kontrollin e përfundon në lavazh, 4 të plagosur

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në zonën e Laprakës në Tiranë.

Për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një lavazh në anë të rrugës, duke shkaktuar plagosjen e 4 personave, mes tyre edhe punonjës të lavazhit.

Sipas të dhënave të para, drejtuesi i “BMW” po ecte me shpejtësi tej normave, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

 

 

Të fundit