Flash News

KRYESORE

Aksident në Laprakë, urbani përplaset me makinën e policisë, lëndohen tre pasagjerë

Aksident në Laprakë, urbani përplaset me makinën e

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Laprakës në Tiranë.

Autobusi urban i linjës së ‘Tiranës së Re’ është përplasur me një makinë të Policisë Rrugore në rrugën “Dritan Hoxha”.

Sipas policisë, nga frenimi i menjëhershëm janë janë lënduar tre pasagjere të urbanit, F.D. 53-vjeçe, S.GJ. 65-vjeçe dhe V.M. 48-vjeçe,  të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit