Flash News

KRYESORE

Aksident në Librazhd, makinat përplasen kokë më kokë, bllokohet trafiku

Aksident në Librazhd, makinat përplasen kokë më kokë,

Një aksident është regjistruar sot në aksin Librazhd-Elbasan. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’, e për pasojë dy persona janë plagosur lehtë, identiteti i të cilëve nuk dihet. Gazetari Fatmir Popja raporton nga vendngjarja për ‘BalkanWeb’ se si pasojë e aksidentit është paralizuar qarkullimi i mjeteve, duke krijuar edhe radhë prej 1 km.

Sakaq, për normalizimin e situatës në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore, të cilët bënë të mundur transportimin e dy automjeteve të përfshira në aksident, me qëllimin lirimin e rrugës.

Të fundit