Flash News

KRYESORE

Aksident në Lushnjë, këmbësori përplaset për vdekje

Aksident në Lushnjë, këmbësori përplaset për

Rikthehen aksidentet në aksin Lushnjë - Rrogozhinë. Pas disa ditësh “qetësie”, sot në një këmbësor është aksidentuar për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme pranë fshatit Konjat në Lushnje. Sipas informacioneve të para, këmbësori është përplasur nga një makinë, ndërkohë që ishte duke kaluar rrugën. Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ngjarjet e rënda në këtë aks janë të shumta, si pasojë e mungesës së mbikalimeve e nënkalimeve dhe shpejtësisë së lartë të lëvizjes, pasi vetëm këtë verë kanë humbur jetën mbi katër – pesë persona

Të fundit